Diabeti: Vjedhësi i kënaqësisë seksuale të grave
Për dëmet e diabetit në jetën seksuale të burrave kam shkruar shumë herë. Sot do të shkruaj për dëmet e diabetit në jetën seksuale të grave, për të cilat pak është shkruar.
Diabeti i vjell gruas kënaqësinë seksuale, në mënyrën më tinëzare. Ai shkakton probleme serioze lidhur me eksitimin seksual dhe me infeksionet seksuale, veçanërisht, infeksionet nga mykrat.
Në muajin e diabetit, u dëshiroj të gjitha grave të prekura nga diabeti, të rigjejnë mundësinë për t’u rikthyer? në ullinë? e jetës seksuale normale.
Çdo grua, që nuk ndjen asgjë seksualisht, duhet të mendojë se shkak për këtë mund të jetë diabeti.? Diabeti është një sëmundje kronike që? i rrit shanset për disfunksion seksual.
U tha se rreth 90% e popullatës, edhe në Shqipëri, vuajnë nga diabeti. Në këtë përqindje nuk vihen re diferenca midis grave e burrave. Por, pa asnjë dyshim, shumë studime thonë me siguri, se rreth 50 % e grave me diabet vuajnë nga disa lloje të problemeve seksuale…
Shenjat e disfunksionit seksual tek burrat me diabet, janë të dukshme, kryesisht, është impotenca, që i merr mashkullit burrërinë. Ndërsa, tek gratë, problemi është i vështirë. Shenjat e disfunksionit seksual tek gratë diabetike , nuk janë aq të qarta sa tek burrat, madje janë të fshehta.
Maskimi i shenjave të disfunksionit seksual tek gratë me diabet, ka të bëjë shumë me mos vlerësimin e grave si qenie unike biologjike dhe psiko-sociale, të cilat kanë veçori, që i bëjnë të ndryshojnë shumë nga burrat. Gratë janë organizma shumë komplekse dhe ato nuk duhet të perceptohen, vetëm, si burra pa penis.
Gratë me diabet ankohen për shumë simptoma tinëzare. Kur bëhet fjalë për seksin, ato ndjehen të sfiduara, të frustruara dhe të lodhura. Në këtë konkluzion arriti një studim i ri, ai i vitit 2009, i kryer nga Research? Partnership ( një agjensi kërkimore e marketit global). Në këtë studim u përfshinë 2000 gra me diabetin tip 2. Studimi tregoi se këto ankesa nuk janë në kokën e gruas, ashtu siç mundohen t’i shpjegojnë burrat në përgjithësi dhe doktorët, që në shumicë janë burra.? Ato janë pa asnjë dyshim, pasojë e dëmtimeve që ka bërë diabeti në jetën seksuale të këtyre grave.
Më poshtë do të përshkruaj 6 probleme seksuale kryesore, me të cilat ndeshen gratë diabetike? dhe do të jap këshilla të shkurtra? si mund të kapërcehen ato. Rekomandimet e mia janë, padyshim, vetëm, të karakterit edukativ. Ndihmës të sigurtë për gratë, do të jenë doktorët tek të cilët ato do të ankohen për vështirësitë seksuale që ndjejnë dhe që do t’i vizitojnë dhe testojnë në zyrat dhe laboratorët e tyre.
Unë u them me zë të lartë të gjitha grave: Mos vuani në heshtje. Shkoni tek doktori, që të riktheni kënaqësinë e jetës tuaj seksuale.
1-Tharja vaginale
Tharja vaginale, siç dihet, është një ankesë e zakonshme e shumë grave, veçanërisht, e grave pas menopauzës. Por, tharja e vaginës është një nga problemet kryesore seksuale edhe për gratë e të gjitha moshave, që vuajnë nga diabeti. Tharja vaginale është shkaku kryesor, që seksi bëhet i bezdisshëm, jo komfort dhe ndonjëherë me dhimbje.
Pse ndodh tharja vaginale në gratë diabetike?
Diabeti, kryesisht, është sëmundje që prek enët e gjakut. Si pasojë e dëmtimit të enëve të gjakut, pakësohet sasia e gjakut që vjen në vaginë. Kjo bën që vagina të thahet.
Një tjetër arsye për disfunksionet seksuale të grave diabetike, është neuropatia diabetike, ose dëmtimi i nervave nga diabeti. Kjo bën që të ulet ndjeshmëria në organet gjenitale të gruas diabetike dhe ajo të ketë vështirësi në arritjen e orgasmës.
Por edhe gratë me kontroll shumë të mirë të sheqerit në gjak dhe që nuk kanë dëmtime të nervave, ankohen, gjithashtu, për tharje të vaginës.
Ç’duhet të bëjnë gratë që vuajnë nga tharja vaginale?
Të përdorin xhelin K-Y dhe lubrifikantë të tjerë vaginalë. Po qe se kjo nuk ndihmon, ato duhet të bisedojë me gjinekologun e tyre. Doktori do t’i mjekojë me estrogjen lokal me supozitorë, ose unazat vaginale. Kur gjendja nuk kapërcehet me këto, mund të fillohet mjekim i përgjithshëm për balancimin e hormoneve.
Gratë diabetike duhet të përpiqen të gjejnë shkakun e problemit, të bëjnë analiza për të parë nivelin e hormoneve në gjak dhe furnizimin me gjak të? organeve të saj gjenitale.
Kur një grua? është në menopauz, terapia zëvendësuese hormonale mund të ketë efekte të mira, sepse estrogjeni? përmirëson njomjen vaginale. Tek gratë diabetike, terapia hormonale zëvendësuese ka efekte të mira, vetëm,? kur mjekimi fillohet herët.
Në mjekimin me terapi hormonale zëvendësuese, nuk duhet të neglizhohet fakti, që kjo terapi ka njëfarë lidhje me zhvillimin e kancerit të gjirit dhe të organeve të tjera tek gruaja.
2- Infeksioni vaginal me mykra
Gratë me diabet infektohen më shpesh me mykrat vaginalë dhe me infeksionet e fshikës urinare. Kjo ndodh , sepse baktereve u pëlqen ambienti me sheqer të lartë. Trupi i gruas diabetike bëhet si një restorant i mrekullueshëm, ku gjithçka tinëzare dhe e keqe, dëshiron të darkojë atje.
Ç’duhet të bëjnë gratë që vuajnë nga infeksioni me mykra?
E para, duhet të krijojnë kushte jo mikpritëse për bakteret. Ato duhet të përpiqet ta mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.
E dyta, të bëjnë? dush apo banjë, përpara dhe pas kryerjes së marrëdhënies seksuale. Kjo ndihmon për ta mbajtur veten sa më të pastër që të jetë e mundur. Ky është një veprim shumë i mençur për çdo grua, veçanërisht, për gratë me diabet.? Konsiderojeni dushin para seksit si pjesë të para lojës seksuale, ose si nxehje për seks.
Ato gra që, tanimë, janë të infektuara, bëjnë mirë të përdorin ndonjë krem kundër mykut, siç është Monistat, ose Gyne-Lotrimin. Për infeksionet mykotike që rikthehen, gratë duhet të bisedojnë me doktorin, për mjekime që i jep, vetëm, doktori, siç është Diflucani.? .
3-Gjatë marrëdhënies seksuale, grave diabetike, mund t’u bjerë niveli i sheqerit në gjak.
Rënia, gjatë? ? seksit, e nivelit të sheqerit në gjak, bën që të shuhet flaka seksuale, sikur dikush të të hedhë ujë të ftohtë në trup.
Rënia e sheqerit në gjak është shkatërrues i menjëhershëm i dëshirës për seks. Kjo ndodh sepse kur ulet niveli i sheqerit në gjak, gruaja irritohet, ka konfuzion mendor dhe shumë gra fillojnë të qajnë dhe të djersiten.
Asgjë, nuk e shkatërron më shumë momentin romantik, se sa të nxitosh për të gjetur diku një gotë me lëng frutash, për të rritur sheqerin në gjak. Kjo nuk është aspak romantike, por është shumë e domosdoshme, ndryshe gruaja do të përfundojë në koma hypoglicemike.
Shumë gra diabetike, në këto raste, janë mësuar ta marrin lëngun e frutave me gllënjka të mëdha. Në këtë mënyrë ato rregullojnë situatën mjekësore urgjente, madje, edhe kur janë në kulmin e momentit.
Ç’duhet të bëjnë gratë diabetike që të mos u bjerë niveli i sheqerit në gjak gjatë seksit?
Të përcaktojnë nivelin e sheqerit në gjak, përpara se të fillojnë seksin. Është e vërtetë,? që kjo procedurë do t’i heqë seksit spontanitetin. Por, duhet të dini, se akti seksual është ushtrim fizik, njësoj sikur të vraposh rreth bllokut. Ushtrimet fizike ulin nivelin e sheqerit në gjak. Trajtojeni seksin ashtu siç ai është në të vërtetë.
Ju duhet të dini, se orgasma, është një përgjigje e të gjithë trupit, ndaj aktit seksual. Gjatë orgasmës gruaja përdor nervat, energjinë, muskujt dhe? sheqerin e gjakut të saj.
Ka gra që përdorin aparate për monitorim të vazhdueshëm të nivelit të glukozës në gjak. Këto gra thonë se kur aparati, gjatë seksit, jep sinjalin, ato, menjëherë,? përcaktojnë nivelin e sheqerit në gjak.
Për çdo rast, ato mbajnë lëng frutash, çokollata, ose një sandviç të vogël në komodinën pranë shtratit. Ato që e kanë provuar thonë, se të hash një çokollatë të vogël duke bërë seks, është një pushim i këndshëm.
4-Rënia e libidos dhe eksitimit
Rënia e interesit për seks, është dilema më e madhe me të cilën përballen gratë me diabet. Doktorët, akoma, nuk dinë të thonë pse ndodh kjo.
Një teori thotë : Shkaku që e ul dëshirën për seks është niveli i ulët i testosteronit në gjakun e grave me diabet tip 2. Testosteroni, ndonëse, konsiderohet hormon mashkullor, atë e prodhojnë dhe u duhet edhe grave. Ai i ndihmon gratë për të mbajtur në formë muskujt, për të pasur kocka të forta dhe për ta mbajtur ndezur dëshirën seksuale, ose libidon.
Por mund të ndodhë që një grua me diabet, edhe pse ka dëshirë për seks, asaj i? del një pengesë tjetër. Ajo nuk ndjen gjatë seksit atë që pret. Niveli i eksitacioni seksual bije dhe nuk e çon gruan deri në orgasmë.? Pra gruaja diabetike ka vështirësi për të arritur orgasmën.
Për këtë gjendje, mund të fajësohen dëmtimet e nervave dhe ndryshimet hormonale që shkakton diabeti. Këtë efekt mund ta shkaktojë edhe stresi dhe çdo shqetësim tjetër. Gratë duhet të përpiqen të relaksohen dhe të bëhen gati për momentin. Kjo është me shumë rëndësi.
Siç e dini, truri është organi më erotik në trupin tonë. Mos harroni se gratë, në përgjithësi dhe ato diabetike, në veçanti, e duan këtë stimulim emocional.
C’ duhet të bëjnë gratë që kanë? humbur dëshirën për seks?
T’i marrin punën ngadalë dhe të përqendrohen tek nxehja, ose paraloja seksuale. Të bisedojnë me partnerin e tyre seksual, që edhe ai ta mbajë veten nën kontroll e të mos prishet shpejt.
Ajo, për të cilën gratë luten më së shumti, është të kenë më shumë kohë në dispozicion për seks dhe të kenë një partner më të durueshëm.? Ja pse prishja parakohe? e burrave (ejakulacionit precox), është një vështirësi seksuale me rëndësi.
Midis shumë këshillave që kam rekomanduar për rritjen e dëshirës seksuale, rikujtoni këto:
•? ? ? Kuptoni se trupi juaj është me shumë rëndësi. Me anë të vetë-stimulimit, ose masturbimit, ju mund t’i mësoni trupit tuaj që të relaksohet dhe të përgjigjet më mirë.
•? ? ? Përqendrohuni tek romanca. Mos kurseni për të blerë një film seksi. Gratë përgjigjen më mirë ndaj filmave seksualë të ashtuquajtur “R-rated “, se sa prej “X-rated erotika.”? Shumë gra reagojnë keq ndaj materialeve pornografike.
•? ? ? Seksi duhet të jetë kënaqësi. Në qofte se jeni në ankth, ose jeni e shqetësuar, përpiquni t’i ktheheni vetes kënaqësinë.
•? ? ? Po qe se keni nivel të ulët të testosteronit në gjak, ka suplemente me testosteron, që me siguri do t’u ndihmojnë.
5- Shqetësimet për kontracepsionin
Shumë gra diabetike shqetësohen lidhur me influencën e dëmshme të kontraceptivëve? në shëndetin e tyre. Por, është e vështirë, në mos e pamundur, që një grua? të relaksohet dhe të vijë në qejf për seks, kur ajo është e shqetësuar për efektet negative të kontracepsionit mbi shëndetin e saj.
Disa kontraceptivë oralë, është e vërtetë që përmbajnë doza të larta të estrogjenit dhe progestinës. Dihet,gjithashtu, që këto dy hormone influencojnë negativisht në tensionin e lartë të gjakut dhe në formimin e? trombeve. Ky është një rrezik real dhe i madh për gratë me diabet, të cilat edhe pa këto kontraceptivë oralë, zakonisht, përballen me rrezikun? në rritje për sëmundjet e zemrës.
Ç’duhet të bëjnë gratë diabetike lidhur me kontracepsionin?
E gjitha që thamë më lart, nuk përbën një arsye që gratë me diabet të mos përdorin pilulat kontraceptive. Është mirë që ato të përdorin kontraceptivët me doza më të ulta të hormoneve, pra kontraceptivë me më pak se 35 miligram estrogjen.
Ato mund të përdorin më shumë, metodat barrierë të kontracepsionit. Përdorni i diafragmave, kondomeve dhe kapuceve cervikale, janë shumë të përshtatshme dhe ato nuk e prishin kontrollin e sheqerit në gjak.
Çdo grua me diabet, duhet të bisedojë me gjinekologun dhe endokrinologun dhe bashkërisht të gjejnë? metodën kontraceptive që është më e favorshme për to. Gruaja diabetike, në asnjë mënyrë, nuk duhet ta përdorë kontraceptivin oral, pa u konsultuar më parë me doktorin.
Në qofte se kontrolli i sheqerit, për momentin, nuk është i mirë, gruaja dhe bashkëshorti i saj duhet të kuptojnë se tani, nuk është koha e përshtatshme për gruan që të mbetet shtatzënë. Në qofte se ajo do të ngelet shtatzënë në këtë moment, kjo do të vështirësojë nënën dhe veçanërisht, rritjen e fëmijës në barkun e saj. Po qe se çifti është duke u përpjekur për një shtatzëni, është mirë të presin deri kur niveli i sheqerit në gjak të jetë në shifra të mira.
6- Rënia e vlerësimit për veten.
Të gjithë e kanë provuar se kur e ndjen veten mirë, fizikisht dhe moralisht edhe kënaqësia e jetës seksuale është më e madhe.? Kjo është një çështje, që njerëzit jo vetëm duhet ta thonë e ta përsërisin, por duhet ta bëjnë. Kur shqetësohesh për nivelin e sheqerit në gjak, kur shqetësohesh për dhimbjen e? injeksioneve, kur shqetësohesh për vendosjen e një pompe insuline dhe kur shqetësohesh për mbipeshën, këto të gjitha e vrasin vlerësimin për veten, vrasin vetë-besimin dhe e tkurrin interesin për seks të një gruaje, veçanërisht, kur ajo ndjehet ndryshe, ose jo normale.
Diabeti bën që gruaja të ndjehet e lodhur, e? irrituar, ose e depresuar, veçanërisht, kur nuk e mban dot mirë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.
C’ duhet bërë?
Hapi i parë që të ndjehesh seksi është rregullimi i mirë i sheqerit në gjak. Është me shumë rëndësi që të hani shëndetshëm. Të bëni kujdes për peshën e trupit, të ushtroheni fizikisht në mënyrë të rregullt dhe të flini mirë.
Gjithçka që bën mirë për shëndetin e përgjithshëm të gruas, bën mirë edhe për jetën e saj seksuale. Një grua që dëshiron ta gëzojë seksin, duhet të përpiqet që ta ndjejë mirë veten.
Gjëja më e mirë që duhet të bëni për jetën tuaj seksuale, është ta pranoni diabetin që u ka zënë dhe të bëni çdo gjë që mundeni, për të mbajtur një gjendje shëndetësore të mirë.
Kjo do të thotë që të mbani me vete, pajisjet e domosdoshme që u duhen për diabetin, si pompën e insulinës, shiringat me insulinë, gjilpërat e çdo gjë tjetër të nevojshme. Por kjo nuk do të thotë që të mbani sa më shumë pajisje. Shumë pajisje e bëjnë një grua të mos ndjehet seksi, por të ndjehet si një robot.
Për shumë çifte, pajisjet që thashë më sipër, mund të influencojnë negativisht në jetën seksuale, ato mund ta kyçin atë. Por kjo nuk duhet të ndodhë me ju që lexoni këto rreshta.? .
Partneri seksual i gruas me diabet duhet të jetë? ndihmues dhe mbështetës.? Kur gruaja me diabet ndjehet mirë? edhe partneri i saj seksual do të ndjehet mirë.
Ja dhe diçka tjetër. Gratë që përdorin pompat e insulinës, është mirë të shkëputen nga pompa për rreth një orë e gjysmë. Pompa nuk duhet të jetë e vendosur gjatë gjithë kohës. Ju mund ta vendosni pompën në një vend tjetër të trupit, jo vetëm në bark. Shumë gra diabetike e vendosin pompën sipër në kofshë. Kjo, siç thonë ato, i bën të ndjehen mirë e më seksi kur ajo ngjitet mirë dhe kur nuk e shohin. Ato gjatë seksit e shkëputin pompën, ashtu siç bëjnë edhe kur shkojnë në palestër. Shkëputja e pompës bëhet pjesë e ritualit intim dhe është një kënaqësi e veçantë, sepse kur ato shkëputin pompën, kjo është një sinjal i sigurtë për burrin, që ai të fillojë lojën seksuale.
Bisedoni me doktorin.
Shumë gra diabetike, si edhe? ato pa diabet, hezitojnë të bisedojnë me doktorin për problemet e tyre seksuale. Ato nuk ndjehen mirë ta bëjnë këtë. Kjo është një gabim.? Gratë nuk duhet ta? injorojnë jetën e tyre seksuale dhe situatën që krijon sëmundja. Ato kurrë nuk duhet të mendojnë se rënia e dëshirës për seks është pa mjekim dhe se jeta seksuale për to ka marrë fund. Kjo është vetëvrasje. Kur bëni jetë seksuale të shëndetshme, edhe shëndeti në përgjithësi do të jetë? më i mirë. Këto janë të lidhura.
Ja dhe diçka në fund të këtij shkrimi: Ju duhet të jeni të kujdesshme. Doktori mund të mos i përgjigjet menjëherë shqetësimit tuaj, ose ai ta nënvlerësojë jetën tuaj seksuale. Fatkeqësisht, ka akoma doktorë që thonë:”Shiko shëndetin tani, lere seksin”. Doktorët nuk kanë, përgjithësisht, trajtim mjekësor për seksualitetin. Në programet e shkollës mjekësore, ky subjekt nuk trajtohet fare, ose nuk trajtohet ashtu siç duhet.
Gratë me diabet, ashtu si të gjitha gratë e tjera me probleme të jetës seksuale, duhet të jenë kërkuese. Të kërkojnë nga doktorët shpjegime me përgjegjësi të plotë, që ato të dinë, gjithçka, për jetën e tyre. Kur doktori nuk u jep dot përgjigje për të gjitha problemet që kanë, ato nuk duhet të hezitojnë për t’u konsultuar me një specialist që ka njohuri për mjekësinë seksuale, një seks-terapist, ose një mjek edukator për diabetin.
Diabeti është sëmundje shumë e përhapur. Fatkeqësisht, informimi i popullsisë për diabetin,? është shumë i gabuar. Ju duhet të dini,? se mos njohja e mirë e fakteve për këtë sëmundje, ka pasoja shumë të shtrenjta, për ata që vuajnë prej saj.
Dr. Adem Harxhi
New Jersey? Nëntor 19, 2009