1- Jo gjithnje gjakderdhja e heres se pare eshte shenje e virgjerise. Akti i pare seksual mund te jete edhe pa gjakderdhje.
2-Menyra per te vertetuar qe je e virgjer je ti. Me mire nga ty, askush tjeter nuk mund ta dije nese ke bere ose jo marredhenie seksuale vaginale. Po qe se djali nuk te beson kur ti i thua se nuk ke bere marredhenie seksuale, ai djale nuk eshte per ty. Kerko per nje djale tjeter me te sigurte. Natyrisht, gjinekologu e konstaton gjendjen e himenit, duke kryer ekzaminim gjinekologjik
3-Problemi a je ose jo e ngusht, eshte nje marrezi. Himeni nuk ka te beje me ngushtesine. Vagina eshte ajo qe zgjerohet qe te pranoje penisin e djalit dhe koken e bebes qe te dale gjate lindjes, dhe pas kesaj murret e saj shkojne perseri ne gjendjen e me parshme. Vagina eshte tub qe i ka muret te bashkuara dhe hapen vetem gjate aktit seksual, gjate lindjes, dhe gjate vizites tek gjinekologu.
Per me shume per himenin lexo me poshte:
Hyrja e vaginës mbulohet nga një membranë që quhet himeni. Në vajzat e reja himeni mund të mos jetë shumë i dallueshëm. Gjatë pubertetit, ai trashet, bëhet më rigid dhe më i dallueshëm. Por, jo çdo grua ka himen që dallohet. Disa gra lindin fare pa himen. Në gra të tjera himeni është i vogël dhe i hollë që është e vështirë të shikohet.
Himeni duket ndryshe në gra të ndryshme. Në disa ai është vetëm një “kornizë ornamentale”, prej lëkure, që rrethon hapjen e vaginës. Në gra të tjera, ai, mund të mbulojë krejt hapjen vaginale dhe të ketë një ose më shumë vrima në të.
Mund të duket e çuditshme, por kjo copëz e hollë lëkure, ka qenë konsideruar gjithnjë, madje, akoma edhe sot, si shumë me rëndësi. Njerëzit mendojnë se të gjitha vajzat dhe gratë kanë një lloj himeni që shtrihet në të gjithë hapjen vaginale. Ata mendojnë se mënyra e vetme që himeni mund te “prishet”, është akti i parë seksual. Kjo nuk është e vërtetë. Shumë gra lindin pa himen. Vajzat që lindin me himen, jo të gjitha kanë himen që shtrihet në të gjithë hapjen vaginale. Disa kanë himen që është vetëm një kornizë indore rreth anëve të hapjes vaginale; disa kanë himen shumë të vogël, të hollë që me zor shikohet. Po ashtu, himenet mund të tendosen dhe të çahen edhe për arsye të tjera që nuk kanë lidhje me aktin seksual. Himeni mund të çahet aksidentalisht kur shalon kuajt, kur bën sparkatën, kur rrëzohesh nga biçikleta, kur hipën në një pemë, kur vendos tamponin dhe për shumë arsye të tjera. Këto raste janë të rralla. Mungesa e himenit, jo domosdoshmërisht do të thotë se vajza ka bërë seks me një burrë; ashtu siç ka edhe disa gra që kanë bërë shumë herë interkursë seksuale dhe himeni i tyre është akoma i pa grisur.
Pac fat
Doktori