Frekuentues te këtij Blogu,
Inboksi im është i mbushur me pyetje që lidhen me himenin dhe virgjërinë.
Këto pyetje që ju m’i keni drejtuar, tregojnë se ju nuk dini çfarë është himeni.
Kjo është arsyeja, që shumë vajza të reja, të jenë shumë të shqetësuara për gjendjen e tyre. Ato dyshojnë në se janë të virgjëra edhe kur nuk kanë bërë, kurrë, interkursë seksuale.
Për të mësuar më shumë për anatominë dhe shumë gjëra të tjera për himenin, përgatita për ju këtë shkrim.
Shpresoj që t’u ndihmojë.
Paçi shëndet e fat
Vello e Tempullit
Në qofte se nuk keni bërë kurrë interkursë, vagina juaj mund të mbrohet nga himeni, një emër që vjen nga Mbretëresha greke e martesës. I njohur, gjithashtu, si “vello e tempullit”, himeni është ind vaginal delikat, i vendosur rreth e rrotull hapjes tuaj vaginale, por pa e mbyllur atë komplet. Ju mund të vendosni një tampon, ose të ekzaminoheni me një spekulum (mjet që e përdor doktori) të vogël, ose të fusni gishtin, pa e grisur himenin.
Zakonisht himeni ka një vrimë, por ndodh që mund të ketë dy ose më shumë vrima. Thuhet se himeni është imperforate ( i pa? shpuar)? dhe jonormal, kur ai e mbyll komplet hapjen vaginale. Një vajzë që lind me këtë gjendje, ka? nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale të vogël, gjatë pubertetit. Kjo ndërhyrje do të hapë himenin dhe do të lejojë gjakun menstrual të dalë jashtë.
Interkursa e parë seksuale, ka shumë gjasa, që të shkaktojë grisje të vogla në himen dhe ju mund të vëreni pak gjak gjatë këtij akti të parë seksual. Por, gjakosja nuk ndodh gjithherë. Një virgjëreshë mund të mos gjakoset kur “deflorohet”(prishet). Kjo ndodh kur himeni i saj, gjatë interkursës, në vend që të griset, shtrihet pa u dëmtuar. Ju duhet të dini, se disa vajza lindin vetëm me një unazë të hollë rreth hapjes vaginale, ndërsa mesi është plotësisht i hapur. Vajzat që merren me balet dhe atletikë, gjithashtu, mund ta grisin himenin e tyre, me ushtrimet sportive që bëjnë. Mungesa e gjakosjes gjatë aktit të parë seksual, nuk do të thotë se ato nuk janë virgjëresha.
Në disa kultura, ashtu si edhe tek ne, ky gjak është me shumë rëndësi për të provuar virgjinitetin, sepse çarçafët e natës së parë u tregohen njerëzve për t’i parë. Vajzat humbisnin gjithë jetën e tyre, po qe se nuk gjakoseshin natën e parë. Për këtë arsye, vajzat, të cilat shqetësoheshin se mund të mos gjakoseshin, shpiknin mënyra të ndryshme për të kënaqur burrat e tyre. Në Sudan, disa vajza vendosnin qese të vogla me gjak? pule në vaginat e tyre, përpara interkursës. Në vende te tjera, toptha gjaku? bagëtish, të ngrira, shërbenin për të njëjtin qëllim. E programonin natën e martesës, në ditët që ishin me menstruacionet. Pra, bëhej gjithçka që të gjakoseshin çarçafët. Sot, kirurgët plastikë, i kanë perfeksionuar metoda kirurgjikale për të rikrijuar himenin. Këto operacione, shumë të kushtueshme, quhen hymenoplastika.
Në vajzat e reja himeni mund të mos jetë shumë i dallueshëm. Gjatë pubertetit, ai trashet, bëhet më rigid dhe më i dallueshëm. Por, jo çdo vajzë ka himen që dallohet. Disa vajza lindin, fare, pa himen. Në vajza të tjera himeni është i vogël dhe? i hollë, që është e vështirë të shikohet.
Himeni ka pamje të ndryshme, në vajza të ndryshme. Në disa ai është vetëm një “kornizë ornamentale” prej lëkure, që rrethon hapjen e vaginës. Në vajza të tjera, ai, mund të mbulojë krejt hapjen vaginale dhe të ketë një, ose më shumë vrima në të. Në figurë duket himeni dhe hapja vaginale në vajza të ndryshme.
Mund të duket e çuditshme, por kjo copëz e hollë prej lëkure, gjithmonë, ka qenë me shumë rëndësi për vajzat e reja, madje, akoma edhe sot, ai shikohet si me shumë rëndësi. Njerëzit mendojnë, se të gjitha vajzat e kanë himenin të njëjtë dhe që shtrihet në të gjithë hapjen vaginale. Ata mendojnë, se mënyra e vetme që himeni mund “prishet”, është akti i parë seksual. Kjo nuk është e vërtetë. Shumë vajza lindin pa himen. Nga vajzat që lindin me himen, jo të gjitha kanë himen që shtrihet në të gjithë hapjen vaginale. Disa kanë himen, që është vetëm një kornizë indore rreth anëve të hapjes vaginale; disa kanë himen shumë të vogël, të hollë që me zor shikohet.
Ju duhet të dini, se himenet mund të tendosen dhe të shkatërrohen edhe për arsye të tjera, që nuk lidhen me aktin seksual. Himeni mund të çahet aksidentalisht kur vajza shalon një kalë, kur bën sparkatën, kur rrëzohet nga biçikleta, kur hipën në një pemë, kur vendos tamponin menstrual dhe për shumë arsye të tjera. Mungesa e himenit, jo domosdoshmërisht, do të thotë se vajza ka bërë seks me një burrë, ashtu siç ka edhe disa gra, që kanë bërë shumë herë interkursë seksuale dhe himeni i tyre është akoma i pa grisur.