A njihet HIV/AIDS pa bërë analizat?

Rapid HIV AIDS test kitPyetje :

Përshëndetje doktor, përshëndetje gazeta! Doja të dija nëse mund të jem i sigurtë që nuk kam virusin e AIDS, pa kryer analizat? Ka ndonjë shenjë paraprake? Ose për sa kohë pas një marrëdhenie ku mund të jesh infektuar, shfaqen shenjat e para të SIDA-s? Unë kam patur disa partnere në tre vitet e fundit dhe nuk kam përdorur masa mbrojtëse. E di që është gabim, po ja që shumë gjëra nuk bëhen dot me llogari matematikore.

Faleminderit nëse më përgjigjeni të dielën

Përgjigje:

1- Ti dëshiron të dish në se mund të jesh i sigurtë që nuk ke AIDS pa bërë analizat

Ti dyshon se je infektuar me HIV dhe këto do të mbeten dyshime që do të të mundojnë vazhdimisht në qoftë se nuk bën analizat për të përjashtuar ose konfirmuar infektimin me HIV. Ti duhet të testohesh sepse simptomat e HIV nuk janë tipike dhe ngjajnë me të shumë sëmundjeve të tjera…

Edhe kur ndjeni se keni një nga simptomat e HIV dhe jeni përfshirë në sjellje seksuale të rrezikshme, kjo përsëri nuk do të thotë se ju jeni i infektuar me HIV, por do të thotë që ju duhet të bëni pa tjetër testimin për HIV.

Ka edhe shumë arsye të tjera që ju duhet të testoheni për HIV. Bëjeni testin pa hezitim sa herë që e mendoni se duhet ta bëni. Të prisni deri sa të çfaqen shënjat e infeksionit HIV ose të sëmundjes AIDS, është një nga gabimet më të mëdha që mund të bëni. Pse?

a-Sepse në mënyrë të pandërgjegjshme, mund të infektoni persona të tjerë.
b- sepse nuk do të merrni në kohën e duhur mjekimin që do t’u ndihmojë po qe se jeni i infektuar.

Doktorët rekomandojnë: Të gjithë personat që janë përfshirë në sjellje seksuale të rrezikshme duhet të testohen. Kjo do të thotë që ju që keni bërë seks pa kondom, duhet të testoheni. Dhe këtë duhet ta bëni jo vetëm për sigurinë tuaj, por edhe për sigurinë e të tjerëve.

Të vendosësh për t’u testuar për HIV nuk është gjë e lehtë, por kur është e nevojshme kjo duhet bërë. Përpiqu të gjesh vëndin më të përshtatshëm ku do ta bësh testin. Interesohu pranë organeve që e ofrojnë këtë shërbim. Kur të vendosësh se ku do ta bësh testin, duhet të zgjedhësh tipin e testit që dëshëron të bësh. Sot, ekzistojnë dy tipa testimesh nga të cilat duhet të zgjedhësh- testimi anonim dhe testimi konfidencial

Testim anonim do të thotë që ju nuk jep emrin. Në vënd të emrit do të japësh një kod që të identifikon. Ti do të jesh i vetmi që do të dish rezultatin e testit.

Në shumë vënde ka dhe teste që bëhen në shtëpi, të njohura si kite mbledhëse (collection kits) që janë, gjithashtu, anonime. Personi e kërkon këtë test me telefon ose në internet. Paisjet vinë në shtëpinë e tij dhe pasi e merr gjakun për test e dërgon në laborator. Pas pak javësh, mëson rezultatin. Rezultati nuk i jepet askujt tjetër. Këto teste si dhe të tjerat bëhen me shumë kujdes.

Testimi konfidencial- Ndryshe nga testi anonim, ky test quhet dhe testimi me emër dhe kërkon që ju të jepni emrin në laborator. Personeli mjekësor në këtë rast e di emrin. Ky lloj testimi bëhet kudo në botë.

Kur ti bën testin konfidencial për HIV dhe ai del pozitv, doktori? edhe pse respekton sekretin, ka detyrimin të njoftojë njerzit jeta e të cilëve është në rrezik për shkak të gjëndjes tënde shëndetësore. Ai këtë e bën edhe pa lejen tënde

Ti duhet të dish se vendimi për t’u testuar është një vendim i mënçur dhe i shëndetshëm. Rezultati i testit mund të jetë i frikshëm, por është më mirë ta dish dhe të jetosh aktivisht, se sa ta injorosh atë.

Në se dyshon se je infektuar me HIV dhe e vërteton infeksionin me analiza ti i krijon vetes këto avantazhe:

a- Do të fillosh mjekimin dhe mjekimet e sotme kanë efektivitet të lartë. Me mjekimet ti do ta zgjatësh periudhën e kalimit nga i infektuar në të sëmurë me AIDS ose do ta evitosh kalimin në AIDS.

b- Do të bësh më shumë kujdes për të mos i infektuar të tjerët.

Infeksioni me HIV nuk është vrasës, por sëmundja e AIDS që vjen pas infeksionit është vrasëse e sigurtë. Ja pse njohja e infeksionit HIV është me rëndësi sepse shpëton ose zgjat jetën tënde edhe pse je infektuar.

2-Ti do të dish në se ka ndonjë shënjë paraprake.

Të infektuarit rishtaz me HIV mund të provojnë një gjëndje që quhet Sindromi Retroviral Akut (ARS), ose infeksioni viral primar. Shënjat e ARS janë enjtja e gjëndrave limfatike, ethe, dhëmbje koke, lodhje, dhëmbje kyçesh, dhe një ekzantemë në lëkurë. Këto shënja çfaqen brënda një deri dy muaj pas infektimit dhe zhduken ndërkohë që sistemi imun i trupit fillon të luftojë përsëri. Shënjat nuk zgjatin më shumë se një muaj.

Pas infeksionit fillestar, njerzit kalojnë në perioudhën pa shënja. Kjo periudhë ka zgjatje të ndryshme në kohë dhe mjekimi e zgjat më shumë. Kur mbaron kjo periudhë si pasojë e dobësimit të sistemit imun fillojnë shënjat si anjtje dhe dhëmbje e gjëndrave limfatike, rënie e madhe? e pashpjegueshme në peshë, diare të vazhdueshme, mungesë energjish, kollë e thatë, infeksione mykotike dhe humbje të memories.

Në fund infeksioni HIV progreson në AIDS. Për arsye se sistemi imun është dobësuar, të sëmurët me AIDS sëmuren me shumë sëmundje infektive, të zakonshme dhe të jashtëzakonshme. Më e zakonshme është infeksioni që njihet si Pneumocystitis? pneumonia (PCP) që shkaktohet nga një fungus që shumë njerëz HIV negativë e mbartin pa u sëmurë. Një tjetër sëmundje që çfaqet në njerëzit me HIV është sarcoma Kaposi një lloj kanceri i rallë i lëkurës.

Simptomat e HIV nuk janë tipike dhe ngjajnë me shënjat e shumë sëmundjeve të tjera veçanërisht me grippin dhe mononukleozën.

Për të kaluar nga infeksioni HIV në sëmundjen e AIDS duhet një kohë e gjatë mesatarisht rreth nëntë vjet dhe kalohet nëpër disa stade.

Akoma nuk dihet mirë në se çdo njeri që infektohet me HIV kalon në AIDS, por dihet me siguri që HIV është një infeksion që mbetet për gjithë jetën dhe që në mënyrë konstante sfidon dhe kërcënon aftësitë e trupit për të luftuar me infeksionet dhe sëmundjet e tjera.

3-Ti thua se ke patur disa partnere dhe ke kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura.

Në qoftë se do të dije se si përhapet infeksioni HIV dhe se sa i rrezikshëm është ai, ti nuk do ta bëje këtë. Është mirë të dish se po u sëmure me AIDS vdekja është e sigurtë.

Infektimi me HIV dhe AIDS, sot, është bërë një rrezik i vërtetë për adoleshentët. Midis shumë shqetësimeve që ata kanë, ky duhet të jetë një nga shqetësimet e tyre më të mëdha. Por, fatkeqësisht, shumë adoleshentëve kjo u duket si diçka që është larg tyre. Si diçka që kurrë nuk do t’u ndodhë dhe si rrjedhojë ata bëjnë shumë pak kujdes.

Ti dhe të gjithë shokët dhe shoqet e tua duhet të mos harroni kurrë këtë të vërtetë :? “Ose bëni seks të sigurtë, ose mos bëni fare seks”

9 Responses to A njihet HIV/AIDS pa bërë analizat?

  1. fatmir says:

    pas nje muaji reziku kam pas koke dhimbje dhe barkqitje dhe ndonje her kruarje ne trup a do te thote kjo se kto jane shenjat se jam i infektuar me hiv.kontaktin e kam kryer me prezervativ mirepo para kontaktit patem pak ferkim te organeve a mund te infektofem ne at menyre flm shume

  2. beni says:

    pas sa kohe duhet bere testi i hiv ,nqs dyshon se je infektuar?

  3. anonim says:

    persh

    profesor a mund te me tregoni ndo1 spitala apo laborator ne durres se ku mund te bej analizat hiv/aids ju lutem pergjigjuni shpejt..

  4. anonim says:

    a o hiv nese trupi me krruhet ne te gjitha pjest e trupit a ka mundesi qe te jet kjo shenj e hivit kontaktin e mramt me nje femer e kum pas para 1 muaji ju lutem tregomeni sa ma shpejt te mundeni

  5. Iliri says:

    Pershendetje Doktor, une jam Iliri 26 vjeqar, deshta me te pyet a manifestohet hiv-aids apo sida me dhembje te vogla te penisit apo te organeve rreth tij, sepse une e ndjej nje te till por nuk di a jam i infektuar apo jo edhe pse para disa vite kam pasur mbi 10 mardhanje pa prezervativ? dhe pytja tjeter une jam i pamartuar deshta te dij a eshte jo e shendetshme te shikohen pornografi? ju faliminderit per mirkuptim.

  6. elio says:

    pershendetje doktor, doja te pyesja nese ka semundje te tjera seksuale te trasmentueshme qe te japin te njenjta shenja si hiv? sepse pata mardhenje me nje femer dhe pas nje muaji pata djegje te organit gjenikal dhe disa kokrra te vogla qe her zhdukeshin dhe her shfaqeshin serish dhe nje gjendje temperature pas afro 3 muajsh bera analizen e pare dhe dola negativ. por vazhdoja te kisha te njenjten gjendje dhe mbas 7 muajve bera analizen e dyte ne institutin e larte te higjenes ne tirane ku rezultova serish negativ. edhe nje pyetje doktor nese do ishte problemi i hivit pas dy analizave ne ket distanc kohore a do ishte plotesisht e sigurt kjo analiz? ju lutem me ktheni nje pergjigje doktor…..ju faleminderit

  7. endi says:

    Pershendetje doktor. Doja te dija ndonje klinike te sigurte qe bejne analizat e HIV/AIDS se kam bere disa her sex pa mjete mbrojtese dhe dua te di gjendjen time.. te lutem me thuaj disa qe ruajne konfidencialitetin.. Faleminderit

  8. driton says:

    Pershendetj…kam keto simptoma..djegje gjat urinimit dhe pas urinimit.dridhje trupore.dhe dhimbje koke fyti.. kaloni mir pres pergjegjje

  9. driton says:

    Prap dritoni…si e ceka me lart..djegje gjat urinimi dhe pas urinimit .dridhje ne trup dhimbje fyti.xdhe dhimbje te syve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>