Pyetje:
Përshëndetje doktor,
Jam një djalë 18 vjeç nga Durrësi dhe kërkoj të më tregoni disa mënyra se si mund të mbahet penisi i pastër dhe higjenik.
Përgjigje:
Është mirë që të tregohet kujdes higjenik për organet gjenitale nga djemtë dhe vajzat.
Mënyra më e mire është larja me ujë dhe sapunë, së paku çdo ditë. Bëj kujdes ta pastrosh mirë nën lafshë.
Në këtë vend prodhohen disa sekrecione që quhen smegma, si gjizë, dhe ato duhen larguar e pastruar mirë sepse e iritojnë lafshën dhe kokën. Bëni seks gjithmonë duke veshur kondomin.
Paç fat
Doktori