Lymfocitet T-qeliza prodhohen dhe zhvillohen në gjëndrën Thymus. Mbrojtja që i bëjnë këto qeliza orgazmit tonë quhet imuniteti qelizor.
Ekzistojnë tre tipa qelizash T-lymfocitare. Çdo njëra prej tyre ka rol specifik në luftën qelizore.
T-cell Killer(Qelizat T-vrasëse)- Sulmojnë direkt dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara nga virusi. Në sipërfaqen e tyre mbartin një molekulë që quhet molekula CD8.
Ato quhen edhe Killer T8 cell.
T-cell Helper(Qelizat T-ndihmuese) -Janë lymfocite që qarkullojnë nëpër trup dhe kërkojnë invaduesit e huaj. Ato vënë në alarm qelizat e tjera imune kur gjejnë ndonjë antigen.
Një ndër funksionet e tyre më të rëndësishme është të instruktojnë B-qelizat të prodhojnë antikorpe. Këto qeliza mbartin në sipërfaqe molekulën CD4 dhe quhen Helper-T4 cell.
T-cell Supressor(Qelizat T-shtypëse) Këto e përmbyllin përgjigjen e sistemit imun të organizmit. Kur invaduesit janë shkatërruar, këto qeliza e mbrojnë sistemin imun nga mbiveprimi dhe shkatërrimi i qelizave të shëndosha. Këto qeliza mbartin një molekulë CD8 në sipërfaqe dhe quhen Supresorët T8-cell.
Raporti normal midis qelizave T-ndihmuese dhe qelizave T-shtypëse është zakonisht 2:1. Të sëmurët me AIDS e kanë këtë raport të përmbysur. Kjo bën që këta të sëmurë të kenë shpesh reaksione alergjike, anemi dhe kancere.
Sistemi ynë imun është i aftë të luftojë me mikrobet e panumërta me shpejtësi dhe eficiencë mahnitëse. Kjo është një punë e mrekullueshme. Një person i shëndoshë, siç dihet, mund të mposhtet nga një sëmundje, por nënkuptohet se sa i madh është rreziku i infeksioneve tek një i sëmurë, kur sistemi i tij imun është i dobët.
Kequshqyerja, kanceri, infeksionet, drogat, stresi dhe depresioni e dobësojnë sistemin imun dhe na bëjnë më të prekshëm nga infeksionet. HIV e bën një person që të jetë shumë i prekshëm ndaj infeksioneve, sepse virusi atakon dhe shkatërron ato celula, që janë prodhuar për të mbrojtur trupin nga? sëmundjet.
Ashtu si dhe viruset e tjerë, HIV-i infekton qelizat, organet dhe indet e ndryshme të trupit. Por ndryshe nga viruset e tjerë, HIV-i, në radhë të parë atakon dhe dëmton T-qelizat e trupit tonë, që janë baza e sistemit tonë imun. Ai e bën këtë me lehtësi, sepse molekula e tij sipërfaqësore që quhet gp-120 përputhet në mënyrë perfekte me molekulën CD4 që gjendet në sipërfaqe të T4-qelizave. Edhe qeliza të tjera të trupit siç janë makrofaget dhe qelizat në tru, në mushkëri dhe në traktin tretës kanë gjithashtu CD4 receptorë.
Edhe pse objekt i HIV-it janë kryesisht qelizat me molekulën CD4, virusi dëmton edhe qeliza të tjera siç janë supresorët T8-qelizat që janë përgjegjëse për të shuar përgjigjen e sistemit imun të trupit.