Pyetje:
Përshëndetje doktor, unë kam një problem gjatë marrëdhënieve seksuale unë nuk ndiej aspak kënaqësi dhe vagina ime është shumë thatë, e terun por edhe dhimbjet nuk më mungojnë por jo gjithnjë. Më ndihmoni si të veproj.
Përgjigje:
Nuk më thua sa vjeç je dhe në se je vajzë apo e martuar. Më shumë informacion të jepni më e mirë do të jetë përgjigja.
Asnjë grua që ndjen dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale, nuk është e aftë të kënaqet seksualisht, pra të arrijë orgazmën. Seks me dhimbje nuk duhet të ketë. Seksi me dhimbje ka disa arsye.
Ti thua se je e thatë dhe e terun. Kjo është një arsye që seksi është i dhimbshëm dhe jo i kënaqshëm. Rëndësi ka që të gjendet sepse ti je e thatë gjatë marrëdhënies seksuale. Sido që të jetë kështu nga larg do të të them që të përdorësh lubrifikant me shumicë gjatë marrëdhënies seksuale. Të lubrifikoni buzët tuaja, penisin e partnerit? dhe prezervativin. Përdorni lubrifikantin K-Y. Këtë do ta gjeni në farmaci. Po qe se nuk është ky në shitje atje ku ti banon, kërkoini farmacistit një tip tjetër lubrifikanti.
Lidhur me seksin e dhimbshëm, në Blogun “Seksologu” do të gjesh një artikull që e kam shkruar disa muaj më parë. Ai titullohet : “Seksi është kënaqësi jo dhimbje”. Gjeje në blog dhe lexoje me vëmendje.
Po qe se nuk kapërcehet kjo gjëndje, atëherë, të këshilloj të vizitohesh tek një seksolog ose gjinekolog.
Paç fat
Doktori