Vagina ime asnjëherë nuk është e thatë

Pyetje:
Përshëndetje doktor dhe ju falenderoj për përgjigjet që jepni.
Kam një problem, vagina ime asnjëherë nuk është e thatë ajo është gjithmonë e lagur.Mua më bezdis shumë kjo gjë. Pa filluar mirë kontaktin seksual vagina është e njomur, nuk është se unë kam arritur orgazmën.Ju lutem më thoni se pse ndodh kjo gjë sepse disa herë ndërpres aktin seksual sepse dua të fshij sekrecionet
Faleminderit.

Përgjigje:

?udi, ndodh, që njerëzit shqetësohen edhe nga shumë gjëra të mira. Kupto se orgasma dhe lagia vaginale nuk janë e njëjta gjë. Gratë lagen dhe duhet të lagen përpara orgasmës që kur
fillon paraloja seksuale, ose nxemja. Ndonjëherë, gratë lagen edhe, vetëm, duke përfytyruar, duke patur fantazi seksuale. Vagina, duke u lagur krijon kushte që penetrimi të jetë pa dhimbje dhe plot kënaqësi. Edhe njëherë, lagia ndodh para orgasmës dhe tregon se gruaja është eksituar seksualisht. Lagia për gratë është si forcimi i penisit të burrit gjatë lojës seksuale, akoma, kur burri nuk ka penetruar në vaginë. Ankesa jote tingëllon sikur një djalë të ankohej se i ngrihet shpejt e shumë fort penisi! Por, dhe gjithnjë ka një por, në se ti nuk lagesh, por ke sekrecione, me ngjyrë, që kanë erë të keqe, që janë edhe kur nuk kanë lidhje me aktin seksual, këtu puna ndryshon. Në këtë rast ti mund të kesh një infeksion vaginal, ose crregullime hormonale për të cilat duhet të shkosh tek doktori. Po qe se nuk ke sekrecione jo normale, mos u tremb nga lagia. Ti dhe dashnori yt jeni me fat.
Ka shumë gra që nuk lagen dhe për ato marrëdhënia seksuale është torturuese dhe me shumëe dhembje.
Të uroj shëndet e fat,
Doktori