Pyetje:
Përshëndetje doktor, jam një vajzë 18 vjeçe. Jam nga Kumanova dhe kam një pyetje:
A mund të humbasi virgjëria nëse ske bërë seks tamam por vetëm ke provuar, ke patur dhimbje dhe e ke lënë se ke bërë më…gjak skam patur dhe nuk më? është futur i gjithë penisi por vetëm sa kam provuar të bëj seks dhe e kam lënë ashtu?
Përgjigje:
Kjo pyetje është e vështirë t’i japësh përgjigje. Sa ka hyrë penisi në vaginën tënde e di ti dhe djali yt.
Por çfarë rëndësie ka je a s’je e virgjër. Ju u nisët që t’i të mos ishe më e virgjër, pavarësisht që nuk arritët sepse nuk dinit si ta bënit aktin e parë seksual. Hera e parë nuk është e lehtë. Duhet të dini si të veproni. Në blog ka shumë shkrime për herën e parë. Lexojini të dy ato shkrime dhe veproni sipas tyre. Harroje virgjërinë, kur marrëdhënia ka ardhur në këtë pikë. Tani bëni kujdes që të kënaqeni me seksin. Seksi duhet të jetë kënaqësi, jo vuajtje dhe dhimbje.
Uroj fat e shëndet
Doktori