Pyetje:
Doktor,
A ka mundësi që shumë seks të shkaktojë stres ? Këtë e kam dëgjuar nga shumë njerëz .
Falemnderit!
Përgjigje:
Është e vërtetë që eksitimi dhe aktiviteti seksual shkakton, midis shumë ndryshimeve të tjera fiziologjike, edhe rritje të përkohshme të tensionit të gjakut, shpeshtim të frymëmarrjes që të mbushen gjenitalet me gjak dhe të bëhen të afta për performancën dhe kënaqësinë seksuale.
Por, këto ndryshime fiziologjike natyrale, është e vështirë të krijojnë “stres të keq” për trupin.? Përgjigja? e trupit ndaj seksit, pasohet nga një gjendje relaksimi të thellë ( më e thellë se para fillimit të aktivitetit seksual), që shoqërohet me ulje të tensionit të gjakut dhe aktivitetit trunor.
Konkluzionet bëji? vetë! Unë do të them edhe diçka tjetër: Akti seksual, siç e ke provuar, është ushtrim fizik që është kundër stresit, por ai ka edhe mekanizma të tjera antistresantë. Gjendja e gëzuar, të? qeshurat, bisedat me mikun e zemrës,? aktivitetet e shumta të hareshme dhe seksi i sigurtë që ju të dy praktikoni, janë në të vërtetë mënyra shumë të mira që do t’u ndihmojnë të çliroheni nga stresi!
Je apo nuk je seksualisht aktiv sot, ti duhet të dish se trupi është ndërtuar për aktivitet seksual dhe për reaksionet fiziologjike që e shoqërojnë atë. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë se ne nuk ndeshemi me një diapazon të gjerë mundësish dhe sfidash ndërpersonale seksuale. Me shqetësime dhe lidhje të gabuara? seksuale. Por, komunikimi i? mirë me partnerin dhe marrja e masave mbrojtëse të përshtatshme, janë me shumë rëndësi dhe e bëjnë seksin jo stresues.
Është me shumë rëndësi që edhe të moshuarit t’i modifikojnë praktikat e tyre seksuale. Ata duhet t’u përshtaten? ndryshimeve që pëson dëshira për seks (libido) me moshimin. T’u përshtaten, detyrimisht, kushteve fizike dhe shqetësimeve të shëndetit që kanë.
Operacionet e sapo kryera, disa gjendje të zemrës, diabeti, tensioni i lartë, ankthi, depresioni dhe disa medikamente, dihet që mund të prishin interesin e personit? për seks dhe aftësinë e tij fizike për t’u angazhuar në lojën seksuale.
Pas gjithë këtyre që sapo thamë, një gjë është e vërtetë dhe që duhet ta themi me zë të lartë: Kryerja e marrëdhënieve seksuale është e mundur në çdo moshë. Edhe pse partnerëve mund t’u duhet të harxhojnë më shumë kohë që të eksperimentojnë me aktivitete? dhe teknika të përshtatshme për gjendjen e tyre dhe të kuptojnë forcat dhe dobësitë e? njeri tjetrit, ata duhet ta vazhdojnë jetën seksuale.
Të uroj të kesh fat dhe jetë seksuale të gëzuar.
Doktori.