Pyetje:
Përshëndetje Doktor kam një pytje për ju a mund të ngelet shtatzënë një femër e virgjër, nëse i dashuri i saj lëshon lëngun spermal në fillim të vaginës? Shpresoj te jem e qartë në pyetje.
Përgjigje:
Mundësia për të mbetur shtatzënë një vajzë e virgjër ekziston, ndonëse është një gjë e rrallë.
Për të ngjizur një fëmijë duhet të bashkohet veza e vajzës me spermatozoidin e djalit. Veza është brenda trupit të vajzës, në rrugët e saj gjenitale. Spermatozoidi duhet të hyjë nga jashtë, zakonisht gjatë marrëdhënies seksuale të pambrojtur. Në rastin tënd që djali ka ejakuluar në vulvën tënde, nuk përjashtohet mundësia që spermatozoidët të penetrojnë në vaginë.
Himeni nuk është cipë që e izolon komplet vaginën nga ambjenti jashtë. Po të ishte kështu, vajzat e virgjëra nuk do të nxirrnin jashtë gjakun menstrual. Nëpër vrimat e himenit nga del gjaku menstrual, mund të hyjnë edhe spermatozoidet në vaginë. Kjo është një arsye pse ju duhet të bëni seks të mbrojtur edhe kur nuk penetroni në vaginë. Por ka edhe një arsye, akoma, me te madhe, që ju duhet të përdorni kondomin kur bëni seks oral, anal dhe jo penetrues vaginal. Kjo arsye është se ju mund të infektoheni me ndonjë nga sëmundjet infektive seksuale.
Pac fat e shëndet
Doktori