• Rreth Dr.Harxhit
  • Rreth Seksologu.com
  • Shtypi i huaj
  • Video-Linja e kuqe
  • Libra
  • Ju pyesni
SEKSOLOGU
  • JETA SEKSUALE
  • HIV/AIDS Dhe Të Rinjtë
  • INFORMACIONE SEKSUALE
    • Aids/HIV
    • Anatomia-organet e riprodhimit
    • Andropauza (menopauza mashkullore)
    • Cikli menstrual
    • Drogat dhe seksi
    • Ejakulacioni I parakohshëm
    • Ejakulacioni I vonuar
    • Impotenca
    • Infeksionet seksuale
    • Komunikimi dhe terapia në çift
    • Kontrolli I lindjes
    • Lubrifikimi dhe tharja vaginale
    • Masturbacioni
    • Menopauza
    • Pornografia
    • Prezervativët
    • Rënia e dëshirës për seks
    • Seksi i Sigurte
    • Shtatzënia dhe seksi
  • KESHILLA
    • Kuriozitete seksuale
  • ORIENTIMI SEKSUAL
    • Homoseksualiteti
    • Interseksi
    • Lesbismi
    • Transseksualism
    • Përgjigje për Pyetjet tuaja
  • ORGASMA
    • Rezultate të anketimeve seksuale
  • PYETJE NGA LEXUESIT
    • Shkrime të Doktorit
    • Të Pakategorizuara
    • Thënia e ditës dhe njoftime
No Result
View All Result
  • JETA SEKSUALE
  • HIV/AIDS Dhe Të Rinjtë
  • INFORMACIONE SEKSUALE
    • Aids/HIV
    • Anatomia-organet e riprodhimit
    • Andropauza (menopauza mashkullore)
    • Cikli menstrual
    • Drogat dhe seksi
    • Ejakulacioni I parakohshëm
    • Ejakulacioni I vonuar
    • Impotenca
    • Infeksionet seksuale
    • Komunikimi dhe terapia në çift
    • Kontrolli I lindjes
    • Lubrifikimi dhe tharja vaginale
    • Masturbacioni
    • Menopauza
    • Pornografia
    • Prezervativët
    • Rënia e dëshirës për seks
    • Seksi i Sigurte
    • Shtatzënia dhe seksi
  • KESHILLA
    • Kuriozitete seksuale
  • ORIENTIMI SEKSUAL
    • Homoseksualiteti
    • Interseksi
    • Lesbismi
    • Transseksualism
    • Përgjigje për Pyetjet tuaja
  • ORGASMA
    • Rezultate të anketimeve seksuale
  • PYETJE NGA LEXUESIT
    • Shkrime të Doktorit
    • Të Pakategorizuara
    • Thënia e ditës dhe njoftime
SEKSOLOGU
No Result
View All Result

Fimoza dhe Syneti (3)

September 22, 2015
in Anatomia-organet e riprodhimit, INFORMACIONE SEKSUALE
4 min read
0
Fimoza dhe Syneti (3)
0
SHARES
52
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne TwitterShperndaje ne Pinterest

Male_anatomy1Pyetje:
Doktor,
Jam 38 vjeç, formën e penisit e kam të rregullt. Prej më se një viti nuk më del koka e penisit nga lëkura. Mos ndoshta kam ndonjë problem?
Faleminderit.
Përgjigje:
Sigurisht e ke një problem që të shqetëson dhe të detyron të pyesësh. Në qoftë se do të shkoje tek doktori ose më mirë tek një urolog, me siguri që ai do të thoshte çfarë ke dhe se si duhet ta mjekosh. Por në se nuk ke shkuar, bën mirë të shkosh tani. Shumica e problemeve mjekësore zgjidhen kur doktori kompetent i diagnostikon dhe i mjekon ato.
Ankesa jote, që ti e përshkruan shumë shkurt, mund të ketë të bëjë me disa gjendje jo normale të penisit, që shkurtimisht po t’i përshkruaj më poshtë…
Fimoza (Phimosis)
Fimozë quhet gjendja kur lafsha nuk tërhiqet mbrapa, ashtu siç duhet, pas kokës së penisit. Kjo gjendje në mënyrë natyrale ndodh tek djemtë e porsalindur dhe tek djemtë e vegjël që nuk janë bërë synet. Kjo gjendje e fëmijëve, zakonisht, kalohet pa ndihmë mjekësore duke u rritur fëmija. Në qoftë se gjendja vazhdon edhe kur fëmija bëhet burrë, tek lafsha zhvillohet një unazë e fortë e shtrënguar prej indi cikatricial. Kjo unazë? e pengon lafshën të tërhiqet prapa dhe e bën ereksionin dhe seksin të dhimbshëm.
Parafimoza (Paraphimosis)
Në këtë gjendje, lafsha që tërhiqet mbrapa mbi kokën e penisit, ngel atje dhe nuk kthehet më në pozicionin e saj natyral. Parafimoza mund të ndodhë kur lafsha tërhiqet mbrapa me forcë (gjatë seksit, banjës, ose procedurave mjekësore) dhe nuk kthehet në pozicionin normal. Djemtë që vendosin “vathë” (pircing) në penis,? mund ta pësojnë këtë gjendje kur “vathi” shkakton iritim në kokën e penisit, ose e detyron lafshën të qëndrojë e tërhequr mbrapa. Parafimoza mund të shkaktojë ënjtjen dhe ndërprerjen e furnizimit me gjak të kokës së penisit. Kur ndodh kjo, gjendja është një? urgjencë mjekësore që kërkon synet të menjëhershëm. Vetëm operacioni urgjent mund t’i shpëtojë indet e penisit.
Balanitis.
Është infektimi i kokës së penisit që ndodh tek ata djem dhe burra që vuajnë nga fimoza, ose që nuk respektojnë rregullat e higjienës. Smegma (sekrecionet si gjizë nën lafshë), dhe sekrecione të tjera nga penisi, që grumbullohen ndenë lafshë mund ta irritojnë dhe ta infektojnë kokën e penisit. Në këto kushte jo higjienike infeksionet e kokës së penisit dhe infeksionet e tjera urinare përsëriten shpesh dhe mjekimi për to është kryerja e operacionit të synetit.
Të tria? këto gjendje që përshkrova, një prej të cilave, me siguri e ke edhe? ty, mjekohen duke u bërë synet.
Syneti është një procedurë e sigurtë. Ai, zakonisht,? kryhet ambulatorisht me anestezi lokale ose regjionale. Kirurgu(më shpesh urologu) injekton anestetikun rreth bazës së penisit për të mpirë të gjithë zonën gjenitale. Pasi zona mpihet, lafsha që mbulon kokën pritet, zakonisht me një elektrokauter. Qepet vendi dhe penisi mbështillet me garza? për 24 deri 48 orë pas procedurës. Kur nuk ka komplikacione, burri rikthehet në rutinën e tij normale? një ose dy ditë? pas synetit. Ai nuk duhet të kryejë marrëdhënie seksuale ose të bëjë masturbim për katër deri gjashtë javë pas operacionit. Kjo kohë duhet respektuar, sepse ereksioni mund të shkëpusë penjtë dhe të pengojë mjekimin.
Komplikacionet e mundshme të synetit tek të rriturit janë infeksionet, gjakderdhja, dhimbjet, kur pritet pak ose më shumë lëkurë dhe moskënaqja nga dukja e penisit pas operacionit. Disa burra që bëhen synet kur janë të rritur, tregojnë se kanë ndryshime në ndjeshmërinë seksuale, u ulet ndjeshmëria e penisit dhe kanë ndryshime në përgjigjen dhe eksitimin seksual. Ti mund të dëshirosh të dish që tani para operacionit, se sa ndryshime në dukje dhe ndjeshmëri do të pësojë penisi pas operacionit. Këtë vështirë të ketë doktor që të ta thotë. Atë do ta provosh vetë pasi të bëhesh synet.
Djemtë dhe burrat shpesh bëhen synet për arsye religjioze, sociale, ose kozmetike si dhe për arsye mjekësore. Disa besojnë se penisi që është bërë synet pastrohen më lehtë dhe është më tërheqës për partneren seksuale. Të tjerë mendojnë se gratë që bëjnë seks me burra që e kanë të “prerë”, vuajnë më pak nga kanceri i qafës së mitrës.
Si për çdo procedurë tjetër mjekësore, është mirë të sqaroheni me kirurgun për përfitimet dhe për komplikacionet që mund të ndodhin, përpara se të vendosni ta kryeni operacionin.
Të uroj shërim dhe fat
Doktor Ademi

Tags: SYNETI

Related Posts

Mbi Bashkëjetesën

Mbi Bashkëjetesën

60

Efektet negative të antikonceptivëve

37

Masturboj shpesh, kam frikë

113

E adikuar nga Masturbacioni

28

Masturboj si i çmendur (2)

50

Masturboj si i çmendur

56
Next Post
Burrat me gjinj të mëdhenj

Burrat me gjinj të mëdhenj

Leave Comment

Top Stories

Mbi Bashkëjetesën

Mbi Bashkëjetesën

60

Efektet negative të antikonceptivëve

37

Masturboj shpesh, kam frikë

113

A Magazine About
The Good Life

  • Rreth Dr.Harxhit
  • Rreth Seksologu.com
  • Shtypi i huaj
  • Video-Linja e kuqe
  • Libra
  • Ju pyesni
Menu
  • Rreth Dr.Harxhit
  • Rreth Seksologu.com
  • Shtypi i huaj
  • Video-Linja e kuqe
  • Libra
  • Ju pyesni

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Seksologu.com – Ndërtoi Asel.co

No Result
View All Result
  • JETA SEKSUALE
  • HIV/AIDS Dhe Të Rinjtë
  • Friendship
  • INFORMACIONE SEKSUALE
    • Aids/HIV
    • Anatomia-organet e riprodhimit
    • Andropauza (menopauza mashkullore)
    • Cikli menstrual
    • Drogat dhe seksi
    • Ejakulacioni I parakohshëm
    • Ejakulacioni I vonuar
    • Impotenca
    • Infeksionet seksuale
    • Komunikimi dhe terapia në çift
    • Kontrolli I lindjes
    • Lubrifikimi dhe tharja vaginale
    • Masturbacioni
    • Menopauza
    • Pornografia
    • Prezervativët
    • Rënia e dëshirës për seks
    • Seksi i Sigurte
    • Shtatzënia dhe seksi
    • Virgjëria
  • KESHILLA
  • ORIENTIMI SEKSUAL
    • Homoseksualiteti
    • Interseksi
    • Lesbismi
    • Transseksualism
  • PYETJE DIREKTE NGA LEXUESIT
    • Shkrime të Doktorit
    • Të Pakategorizuara
    • Thënia e ditës dhe njoftime
  • Rreth Dr.Harxhit
  • Rreth Seksologu.com
  • Video-Linja e kuqe
  • Libra
  • Ju pyesni

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Seksologu.com – Ndërtoi Asel.co