Pyetje:
Përshëndetje Doktor,
Jam një nxënëse gjimnazi. Unë kam filluar të takohem me këtë djalë tash një vit. Isha e virgjër përpara se të bëja seks me të. Gjithnjë kam dëgjuar se vajzat gjakosen dhe kanë dhëmbje herën e parë që bëjnë seks, ndërsa unë nuk u gjakosa dhe pata vetëm pak dhëmbje. Dashnori mendon se unë mund të mos kem qënë virgjëreshë, ndërsa unë insistoj t?i them se duhet të ketë një lloj shpjegimi llogjik për këtë. Pas eksperiencës time të parë, unë kam bërë edhe dy herë të tjera seks me të. Të lutem doktor, më jep mua dhe dashnorit tim një shpjegim për këtë (po qe se ka). Jam shumë e shqetësuar që dashnori dyshoi për virgjërinë time. Të lutem m?u përgjigj sa më shpejt të jetë e mundur. Duam një përgjigje dhe e duam atë shpejt.
Virgjëresha.
Përgjigje:
Të dashur lexuese dhe lexues të blogut, që bëni ?do ditë pyetje për virgjërinë, gjakosjen dhe dhëmbjen e herës së parë, e të tjera. Shqetësimi juaj është shumë i madh lidhur me virgjërinë. është di?ka e habitshme shqetsimi që ju keni për virgjërinë (vajza dhe djem) dhe përshtypja që njerëzit kanë se virgjëria është di?ka që i përket te kaluarës. Lidhur me virgjërine dhe shqetësimet e saj, ve?anërisht, për mënyrat për ta rifituar atë, për vajzat që e kanë humbur, në letrat tuaja ndjehet një shqetësim i madh. Ky shqetësim, është po aq i madh edhe për djemte, te cilët duan te prishin virgjerine e të gjitha vajzave, por dashnoren e tyre e duan të virgjër. E shikoni sa e ?uditshme është kërkesa e tyre që buron nga prania e dy standarteve: një standart për djemtë të shkojnë me ?do vajzë që të mundin dhe një standart për vajzat të cilat duhet të jenë virgjeresha me ?do djalë që takohen.
Lidhur me pyetjen tënde. është e mundur dhe e zakonshme që një vajzë të jetë virgjëreshe dhe të mos ketë dhëmbje dhe gjak gjatë interkursës së parë. Ka shumë arsye për këtë. Mundet që himeni i saj, tanimë, të jetë shkatërruar për arsye të ndryshme dhe jo vetëm nga interkursa. Një ekzaminim i zakonshëm gjinekologjik, hypja mbi kalë, ose nga vendosja e një tampon për menstruacionet, mund ta shkatërrojnë himenin.
Himeni është një mebranë e hollë që rrethon hyrjen për në vaginë, duke e bllokuar atë pjesërisht, por kurrë nuk e mbulon hapjen vaginale plotësisht. Po qe se e mbyll plotësisht hapjen vaginale, vajza nuk do ta nxirte dot gjakun e menstruacioneve dhe për këtë duhej të shkonte tek doktori për të bërë një carrje në hymen. Himeni është në forma dhe madhësi të ndryshme tek vajza të ndryshme dhe për shumicën e vajzave himeni zgjerohet lehtësisht.
Unë habitem se pse është me kaq rëndësi që ju duhet të jeni virgjëreshë dhe pse është po me kaq rëndësi për dashnorin tuaj, që ti duhet të jesh virgjëreshë, përpara se djali të hyjë në jetën tënde. Njerëzit në Greqinë dhe Romën e vjetër e përdornin virgjërinë duke iu referuar një virgjëreshe si një grua autonome, si dikush e pa ?zotëruar ? nga një burrë. Ironikisht, me kalimin e kohës, virgjëria filloi të reflektojë pikpamjen mbizotëruese në shoqëri – gruaja është pronë e burrit. Do të kishte vlerë për ju të mendoni për virgjërinë në mënyrë tjetër. Të mendoni se jeni e virgjër sa herë e dorëzoni veten tuaj, të gjithë veten tuaj – emocionale, fizike dhe shprtërore-tek një person tjetër . Në këtë mënyrë, ka bërë ose nuk ka bërë seks më parë një vajzë nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që ajo është gjithmonë e virgjër sa herë bën seks të thellë, pasionant dhe intim me një djalë. Përsëri, më me rëdësi është respekti dhe besimi që ka dashnori yt në fjalët e tua se sa ishe apo jo ti virgjëreshë. Në qëftë se ju të dy nuk e bëni dot këtë, ju duhet t?i jepni fund kësaj romance. Po qe se vendosni se jeni me shumë rëndësi për njëri-tjetrin dhe nuk doni ta humbisni shokun, unë u këshilloj të bëni ?farë është e mundur që të ndërtoni vetëbesimin. Virgjëria e vajzës ka më pak rëndësi nga sa ka vetëvlerësimi i saj për veten.
Uroj shëndet e fat për të gjithë ju,
Doktori.